Rama: Nëse nuk do të kishte vendosur mburojën financiare qeveria, fatura do të ishte 7 herë më e lartë
Kryeministri Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook u shpreh se qeveria ka marrë përsipër barrën e madhe për të lehtësuar biznesin e vogël nga fatura e energjisë.
Rama tha se qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm zhurmë për atë punë të madhe që po bën ndërkohë që tha se me të vërtetë kjo është një ccmenduri por Shqipqrisë i ra një cmenduri që ishte tërmeti.
Kjo është një faturë energjie, dhe është fatura e një konsumatori familjar, ka një çmim 4249 lekë, ndërkohë çmimi real ka qenë 7 herë më i lartë. Real i krizës energjitike që nuk ekziston. Qeveria për të mos e rritur asnjë qindarkë paguan në këtë faturë as më shumë e as më pak 254 mijë lekë. Dikush do të mbajë më shumë barrë. Kjo është një faturë energjie nga një nga 95 mijë faturat e biznesit të vogël dhe kjo faturë ka një ccmim që është 16 mijë 450 lekë të reja. Qeveria futet këtu dhe paguan diferëncën nga cmimi real që është shumë herë më i madh.
Qeveria mbase nuk ka bërë sa duhet zhurmë për atë që po bën. Mbase shumëkush nuk e ka pasur mendjen ta dëgjojë por ne nuk po lëmë të ndodhë një gjë që nuk kemi për ta lënë të ndodhë. Kjo qeveri nuk ka një metër tjetër për t’i matur gjërat. Kolegët në rajon thonë që kjo është një ccmenduri si lufta, pandemia por këtij populli i ra një taksirat më shumë që është tërmeti. Qeveria do të rezistojë.
Kryeministri Edi Rama thotë se tani e tutje do tregohen transparent me faturën e energjisë elektrike. Sipas tij, fatura do u shkojë familjarëve dhe biznesit të vogël me vlerën që ata duhet të paguajnë pa rritjen e çmimit të energjisë, ndërsa krahas, tha Rama do të shkruhet vlera qw duhet tw paguajw qeveria.
“Të tjerët kolegë në rajonet në Europë më thonë kjo është një çmenduri financiare, çmenduri është edhe lufta edhe pandemia, këtij populli i ra edhe taksirati i një çmendurie më shumë që quhet tërmeti, që rëndoi ata që e pësuan. Qeveri bashkë me ju do rezistojë sa të mundemi dhe ju do të keni nga hera e parë që do vijë fatura tjetër e energjisë transparencën e kësaj krizë të shkruar aty me përgjegjësi institucionale dhe morale ndaj jush, Do shikoni që ju do paguani aq sa paguani gjithmonë dhe pjesën tjetër do ta paguajë qeveria, që i kërkohen edhe gjëra që s’kanë lidhje fare me demokracinë. Pulsi i kësaj qeverie është një gjatësi vale me pulsin e këtij populli”, tha Rama.
Fraksion.com