Pse se dhatë dorëheqjen? Basha: Grupi parlamentar nuk kërkoi as kokë turku, as justifikime! Jam në dispozicion
Në përfundim të mbledhjes me grupin parlamentar të PD, Lulzim Basha ka folur para mediave duke thënë se nuk kërkuan as koka turku, as jusitifikime, ndërsa shtoi se është i gatshëm për çdo zgjidhje.
Pyetje: Pse nuk e dhatë dorëheqjen? Jua kërkoi thuajse i gjithë grupi parlamentar në mbledhjen e sotme.
Lulzim Basha: Edhe një herë, sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes. Ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk ka kërkuar as koka turku, as justifikime. Dhe as unë nuk jam këtu për të bërë justifikime, apo për të bërë kokë turku. Ajo që dua t’iu them sot dhe ajo që iu kam thënë dje, pardje, në ditët e mëparshme, që për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Demokratët gjithmonë janë bashkuar rreth vlerave, standardeve dhe parimeve. Në të njëjtën mënyrë do të ecim përpara. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes më gjithçka që unë kam në dorë. Ju faleminderit!
Lulzim Basha është shprehur se është i gatshëm për zgjidhje, madje edhe të bëjë hapa pas, por pritet vendimi i Berishës. Mbetet për tu parë nëse do të vendosin të tërhiqen për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve.
Propozimi tjetër i grupit demokrat është edhe ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë, si dhe propozime të tjera si organizimi i zgjedhjeve me fokus rindërtimi i besimit dhe bashkimit të demokratëve.
Propozimet do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë edhe mendimin e tyre.
Kryetari Luzim Basha në mbledhjen me grupin demokrat këtë të shtunë deklaroi se është i gatshëm të mbaj çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 6 Marsit.
Sipas tij, duhet dhënë një zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve dhe jo interesave personale të tij apo të Sali Berishës.
Fraksion.com