Protesta për çmimet; Rama: Turp! Më vjen keq për ata që po mblidhen për t’u bërë sfondi ulëritës i një grupi njerëzish që gjoja paraqiten si fytyra të reja!
Në një intevistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në Neës24, kryeministri Edi Rama, u shpreh ndjehet me turp nga protesta e zhvilluar në Tiranë sot, pasi sipas tij Shqipëria është i vendi i vetëm anëtar i NATO-s ku protestohet për pasojat e luftës.
“Nuk numëroj ditët e protestës. Më bën të ndjehem me turp, sepse është i vetmi vend i NATO-s ku protestohet për ato që janë qartësisht pasoja të luftës në tabelën e çmimeve. As jelekët e verdhë në Francë, të gjithë i kanë dhënë kohë kohës. E gjithë kjo pjesë e botës, ne që jemi pjesë e NATO-s janë në front. Pavarësisht se bombat bien mbi kokat e atyre atje, ndahen me pjesën tjetër të familjes, lufta ka ardhur këtu e ka vajtur gjithëandej me faturat. Është fyese për dinjitetin e këtij vendi e këtij populli dhe për arsye njerëzore që të kuturisësh në këtë situatë për të shfrytëzuar edhe një moment alarmi, dhimbje, për qëllime që s’kanë të bëjnë me atë që është realiteti i fakteve. Më vjen keq për ata që mblidhen këtu për t’u bërë sfondi ulëritës i një grupi njerëzish që paraqiten si fytyra të reja. ‘ u shpreh Rama.
E quajtët një pakicë e çartur… gjithkush ka të drejtë për protestë
Rama: Patjetër, nuk vura në dyshim idenë e protestës, jam shumë i vëmendshëm ndaj protestave. Dhe kur shoh që e drejta anon nga ana e protestuesve, jam njeriu që pasi shoh këtë gjendje reagoj. E bukura e demokracisë është që ësht ënjë sistem që gjithkush mund të jap një kontribut. Po këtu bëjmë fjalë për një kohë lufte. përsëritje të rëndomtë të ulët, të së njëjtës gjë që kemi parë në kohë paqe. Dhe unë ia njoh edhe fjalorin, këngët banale, pathosin patriotik. Është e njëjta gjë, Sot nuk jemi në kushtet kur mund ta turpërojmë vendin tonë dhe të tregojmë shpërfillje të atyre që po humbin jetën. Sot kemi nevojë të bashkohemi. Është e vërtetë ajo që thatë ju për çmimin, sic eshtë e vertetë që është më i lartë në rajon por jo në Europë, ndërkohë asnjë vend i rajonit nuk ka zero taksë për biznesin e vogël, taksa mbi pagën nuk është kaq e ulët, nuk ka kontribute shoqërore dhe shëndetësore kaq të ulëta. Ndaj kemi bërë një zgjidhje të qartë, dhe kam thënë Po do taksojmë më shumë naftën, është një produkt ndotës, ata që ndosin duhet të paguajnë. Nëse themi nuk ka çmim si ky, duhet të shohim faktet dhe se cfarë po bën qeveria, për të përballuar atë që është gjëja më e rëndë, kriza energjitike, dhe si po i gjendet familjeve për të mos lejuar rritjen e çmimit. Ndaj është e pamundur të shohim vetëm njërën pjesë. Nëse do ulnim taksat e naftës, do dilnim zbuluar në anën tjetër. Energjia do prekte shumë më tepër njerëz dhe atëherë do shohim sec është dhimbja e vërtetë.