Peka: Nga çfarë të tërhiqet Berisha? Nga mbështetja që i kanë dhënë demokratët?
Gazetari Çim Peka ka komentuar kushtin që ka vendosur pakica e Lulzim Bashës për ish kryeministrin Sali Berisha.
Kjo pakicë, ka kërkuar Luli do largohet nëse largohet Berisha. Në një postim në rrjetin social Facebook, Peka shkruan se Berisha nuk ka asnjë funksion në PD pasi kjo pakicë e ka shkarkuar, ndërsa shton se tërheqja në kohën kur ke mbështetje është dezertim.
Ai thekson se këta të fundit duhet të bëhen gati për Kuvendin e 30 prillit.
“Të tërhiqet Basha (i shkarkuar nga anëtarësia) nga kryetar dhe të tërhiqet dhe Berisha (që këta e kanë përjashtuar), thonë këta të vulës. Po Berisha nga çfarë të tërhiqet? Çfarë funksioni ka Berisha? Apo të terhiqet nga mbeshtetja që i japin demokratët? Tërheqja kur ke mbështetje është dezertim o ditëzinjë. Kohë që demokratët të bëhen gati për kuvendin e 30 Prillit”, shkruan Peka.
Fraksion.com