AktualitetPolitikëTë fundit

“PD s’është më parti politike”; Alizoti braktis mbledhjen e grupit parlamentar: Ndejtëm 5 orë, e kuptova që Basha nuk do të dorëhiqet

Deputeti i PD Tomorr Alizoti foli në një prononcim për mediat, ndërsa doli nga mbledhja e grupit parlamentar, ndërsa theksoi se një numër i madh deputetësh kanë kërkuar sot dorëheqjen e kryedemokratit Basha.

“Një pjesë e madhe është për dorëheqjen folën në mënyrë brilante. Nëse duam të jemi pjesë e perëndimit duhet të pranojë dorëheqjen. Modeli perëndimor ky është, modeli Putinist është të qëndrosh në pushtet.

Zotëria thotë hap pas, unë kuptoj që nuk do të tërhiqet. Duhet të deklarojë në grupin parlamentar, para mediave, unë marr përgjegjësinë dhe largohem. Kjo nuk ndodhem dhe fatkeqësisht po shkon në një psikozë. Partia duhet të heqë hekurat dhe dreqi e hëngërt, një person duhet të marrë përgjegjësi dhe të hapë krahun. Pse është kaq e vështirë të ikë nga pushteti. Ndejtëm 5 orë dhe ka frikë të thotë… Kemi arritur në dimensione qesharake, është bërë kopsht fëmijësh. Demokracia ka dy tipare, dorëheqje, votë. Basha po përdor taktika.

Grupi parlamentar nuk e përjashton Bashën, jemi shumica në një qëndrim se kemi të bëjmë me një rast të rrallë në univers. Nuk ka të drejtë grupi parlamentar ta shkarkojë vetëm ta pezullojë.”

Përveç Alizotit, mbledhjen e braktisi dhe Ferdinand Xhaferraj duke thënë se nuk kishte reflektim nga Lulzim Basha për dorëheqje.

 

Fraksion.com