AktualitetPolitikëTë fundit

Pampuri: Kur nuk fituam me 25 prill, si mund të fitonim me 6 mars

Zbardhen qëndrimi i deputetes së PD-së, Orjola Pampuri në mbledhjen e grupit parlamentar, në lidhje me situatën pas zgjedhore ku kjo parti nuk arriti që të merrte asnjë bashki.

Pampuiri në mbledhje, ka vënë theksin te demokratët.

“Sot më shumë janë demokratët të rëndësishëm. Sot një zgjidhje e duhur duhet bërë duke analizuar zgjedhjet në 6 bashkitë. Ju keni patur një ekip. Një grup. Dhe duhet të jepte llogari sa ka qenë në terren me demokratët në terren. Është e thjeshtë të flasësh nga zyra apo tv, është terreni ai që bën dallimin dhe të jep fuqinë. Jam dakord që duhet gjetur një zgjidhje. Bëni një hap, por ndërkohë të bëhet një hap edhe nga pala tjetër. Të ngrihet një komision dhe të realizohet bashkimi. Nuk fituam me 25 prill të bashkuar, si mund të fitohen me 6 mars. Hapi pas i juaji të jetë I kushtëzuar me një hap pas nga pala tjetër.”, tha Pampuri.

 

Fraksion.com