“Nuk bëhem pjesë e klaneve”; Deputeti – Bashës: Ke bërë marrëveshje me Ramën
Deputeti i PD Lefter Geshtenja gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ka kërkuar sërish dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Ai kam kërkuar ‘armëpushim’ mes demokratëve, ndërsa akuzoi Bashën se ka bërë marrëveshje me Ramën.
“Unë do kërkoja një “armëpushim” mes demokrateve, qe situata të qetësohet dhe demokratet të bashkohen.
Hapja dhe bashkimi i PD duhet te nise nga rikthimi i demokratëve brenda institucioneve te partisë. Kjo lëvizje sipas meje është e vetmja zgjidhje për të bashkuar demokratët në bazë.
Është koha për te vepruar, nëse nuk veproni Ju z Basha ky grup është i destinuar te shpërbëhet.
Ju dhe ish kryetari Berisha jeni ulur dhe keni arritur marrëveshje me Ramën, ai ne 2008 e ju ne 2017.
S’besoj qe ka ndonjë arsye pse nuk mund te ulemi ne mes demokratesh për të gjetur një zgjidhje për bashkimin e PD dhe daljen nga kriza për një qellim akoma me te madh. Për t’ju ofruar shqiptareve një alternative qeverisëse dhe për ta nxjerre Shqipërinë nga agonia.
Fraksion.com