Kryebashkiaku i Varshavës: Polonia nuk mund të strehojë më refugjatë ukrainas, janë mbushur kapacitetet
Kapaciteti polak për të mirëpritur refugjatët nga Ukraina është mbushur. Kështu deklaroi kryetari i Bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski.
Polonia, tha kryebashkiaku, “nuk mund të strehojë më” njerëzit që ikin dhe për këtë arsye është e nevojshme të krijohet një sistem ndërkombëtar për zhvendosjet e refugjatëve.
Sipas të dhënave nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus.
Prej tyre, 1.5 milionë kanë gjetur strehim në Poloni, nga të cilat 300 mijë në Varshavë, duke bërë që popullsia e qytetit të rritet me 15 për qind në harkun e dy javëve.
Fraksion.com