AktualitetPolitikëTë fundit

“6 marsi ka lënë vetëm një rrugë”; Sejamini: Basha të dorëzojë vulën dhe selinë

Analisti dhe gazetari Neritan Sejamini, duke komentuar mbledhjen e grupit të PD-së, shprehet me ironi që pakica i kërkon shumicës, që të vijnë e ti bashkohen.

Sejamini shkruan se zgjedhjet e 6 marsit kanë lënë veç 1 rrugë, atë të dorëzimit të vulës dhe ndërtesës.

“Udhëheqësit e mbetur të PD-së të ndërtesës kanë bërë ofertën me fantastike pak çaste me parë: ndonëse pakicë absolute dhe duke u zvogëluar çdo çast, ata i japin me zemërgjerësi mundësinë shumicës, që t’ju bashkohet atyre!

Pavarësisht mendimit për udhëheqësit përkatës, dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne, se si duhet të ishin gjerat, zgjedhjet e 6 marsit lanë vetëm një rrugë për bashkim: pakica t’i bashkohet shumicës dhe t’i dorëzojë ndërtesën dhe vulën“, shkruan Neritan Sejamini në Facebook.

 

Fraksion.com