AktualitetPolitikëTë fundit

Tabaku: Protesta, rruga e duhur kundër rritjes së çmimeve

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me protesta në vend për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve.

Tabaku thekson se protesta është rruga e duhur dhe mjeti më i mirë përballë arrogancës së qeverisë.

“Nafta rritet, çmimet e ushqimeve shtrenjtohen shqiptarët varfërohen por Rama mbron oligarkët dhe nuk ul taksat. Me to paguan koncesionet/PPP të oligarkëve që pasurohen në kurriz të shqiptarëve!Protesta është rruga e duhur dhe mjeti më i mirë përballë arrogancës së qeverisë!Ndal taksës së korrupsionit”, tha ajo.

 

Fraksion.com