AktualitetTë fundit

Studentët e Universitetit të Korçës bojkotojnë mësimin, nisin protestën për rritjen e çmimeve

Studentët e Universitetit Fan S.Noli në Korçë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë.

Studentët po marshojnë nga universiteti në drejtim të Katedrales së qytetit, ndërsa arsyet se përse kanë dalë në këtë manifestim janë të shumta.

1.Po protestojnë për rritjen e çmimit të naftës.

2.Protestojnë për rritjen e çmimit të biletave të transportit, një kosto e shtuar e
studentëve që udhëtojnë çdo ditë për në Korçë.

3.Protestojnë për rritjen e çmimit të shportës së ushqimeve.

4.Protestojnë për papunësinë.

Studentët kërkojnë vëmendjen dhe ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë me paketa lehtësuese për qytetarët.

 

Fraksion.com