Sekretari i Përgjithshëm nënvizon rëndësinë e kontributeve të Turqisë në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme turke, Mevlüt Çavuşoğlu të premten (11 mars 2022) në Antalia.
Sekretari i Përgjithshëm përgëzoi Turqinë për kontributin e saj në parandalimin dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s. Ai përshëndeti përpjekjet e Turqisë për të ndërmjetësuar midis Moskës dhe Kievit dhe dërgimin e saj të ndihmës në Ukrainë.
Z. Stoltenberg nënvizoi se në këtë moment të rrezikshëm Evropa dhe Amerika e Veriut qëndrojnë të bashkuar në NATO dhe theksoi se lidershipi i fortë dhe angazhimi i Turqisë për sigurinë kolektive të NATO-s vlerësohet shumë.
Sekretari i Përgjithshëm do të takohet me Presidentin e Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan dhe do të marrë pjesë edhe në Forumin e Diplomacisë në Antalia, më vonë gjatë ditës së sotme.
Fraksion.com