Sa afër kolapsit është Rusia?
Nga Mary Dejevsky
Rusia është aktualisht po aq e izoluar nga bota sa ishte Bashkimi Sovjetik përpara se Mikail Gorbaçov të hidhte hapat e tij të parë drejt Glasnost–it më shumë se 40 vjet më parë. Gati i gjithë përparimi që kishte arritur Rusia post-sovjetike drejt shndërrimit në një vend “normal”,është zhbërë brenda 2 javëve të fundit.
Trashëgimia e supozuar e Vladimir Putin, e stabilitetit, parashikueshmërisë dhe standardeve shumë të përmirësuara të jetesës për shumicën e rusëve, po zhduket para syve të tyre. Ditët e fundit, Netflix dhe TikTok i janë bashkuar asaj që ishte tashmë një bojkot masiv iPerëndimit ndaj Rusisë.
American Express ndoqi shembullin e kompanive Barclaycard dhe Mastercard me largimin nga tregu rus. Edhe rrjetet e mëdha të supermarketeve perëndimore, përfshirë Sainsbury’s po braktisin Rusinë. Po ashtu ka ndodhur me gjigantët e modës,Zara dhe Mango, apo edhe gjigantin suedez të mobiljeve, Ikea.
Në Rusi janë mbyllur gati të gjitha mediat e pavarura të lajmeve. Është e ndaluar qasja në Twitter dhe Facebook. Mediat ndërkombëtarë Deutsche Welle dhe Radio Liberty u bllokuan javën e kaluar. BBC ka rikthyer radion e saj të kohës së luftës dhe të Luftës së Ftohtë me valë të shkurtra, si mjet për të dërguar mesazhin e saj tek rusët.
Transmetuesit e pavarur më të njohurit në Rusi, si stacioni radiofonik Moscow Echo dhe kanali televiziv TV Rain janë mbyllur në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve. Këtu përfshihen ligjet e reja që kriminalizojnë përhapjen e informacionit dhe që cilësohen të dëmshme për forcat e armatosura ruse,dhe ndalimin e përdorimit të termave si “pushtim” dhe “luftë”.
Rubla e ka humbur gjysmën e vlerës së saj, normat e interesit janë dyfishuar, ndërsa Bursa e Moskës është mbyllur që kur nisi aksioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Ndërkohë, vazhdojnë protestat në rrugë kundër luftës, po ashtu edhe rrahjet dhe arrestimet.
Më shumë se 4.300 njerëz u arrestuan vetëm të dielën, nga këta 1.700 vetëm në Moskë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Grupet ruse të të drejtave të njeriut thonë se njerëzit u arrestuan në 53 qytete ruse, ndërsa numri i të arrestuarve që nga nisja e pushtimitështë më shumë se 10.000.
Ku do të çojë e gjitha kjo? Ka disa mënyra për të vlerësuar rëndësinë e asaj që po ndodh. Marrim për shembull protestat. Fakti që ka njerëz që vazhdojnë të protestojë, duke pasur parasysh rrezikun e arrestimit, dhe shtrirja e madhe gjeografike e demonstratave, për mua janë mbresëlënëse.
Protestat politike në Rusi, priren të përqendrohen në Moskë dhe Shën Petersburg. Sotprotestat kundër luftës po zhvillohen në qytete anembanë vendit, gjë që tregon se të paktën po depërtojnë deri tek qytetarët rusë disa informacione të padëshiruara për autoritetet.
Mund të pritej që e gjithë protesta të ishte shtypur deri tani; por kjo nuk ka ndodhur. Por rusët pro-Kremlinit, madje edhe disa ukrainas, thonë se numri i arrestimeve është i vogël në krahasim me madhësinë e Rusisë. “Mos i ikni së vërtetës!”- shkroi Katerina Kruk, menaxhere e Facebook në Ukrainë. “Rusët që e kundërshtojnë Putinin janë një pakicë absolute. Shumica ose e miraton ose e injoron në heshtje, ose ndoshta nuk e miraton, por jo aq fort sa të bëjë një veprim kundër regjimit”- thekson ajo.
Kjo pikëpamje përforcohet edhe nga raportet se rusët po pajtohen në përgjithësi me versionin zyrtar –atë të një operacioni të kufizuar ushtarak kundër nazistëve – dhe po e mohojnë luftënqë po zhvillon aktualisht Rusia në Ukrainë. Kundër këtij pretendimi ka dëshmi të kundërshtimit të luftës në disa qarqe elitare.
Këtu përfshihen fëmijët e rritur të zyrtarëve të lartë rusë, disa figura publike të njohura dhe grupe profesionale, si mjekë dhe arkitektë, por edhe disa oligarkë, ndikimi i të cilëve është i konsiderueshëm. Po ashtu ka një kundërshtim edhe në DUMA, parlamentin rus, edhe pse në një numër të vogël.
Disa analistë parashikojnë se herët a vonë do të ketë një rrënim të plotë të ekonomisë ruse, për shkak të kufizimeve të hapësirës manovruese të Bankës Qendrore të Rusisë dhe largimitnë masë të kompanive të huaja. Radhë të mëdha janë krijuar para bankomateve në shumë zona të vendit.
Sa mund ta tolerojnë izolimin rusët e rinj, që nuk janë të mësuar me privimet e dikurshme të baballarëve dhe gjyshërve të tyre? Diversiteti i mediave sociale, konsumizmi, dhe udhëtimet janë zhdukur pothuajse brenda natës. Rusët më të moshuar kanë përjetuar shumë kriza, përfshirë edhe kolapse financiare, dhe janë më rezistencë në rrethana të tilla.
Putin mund të përdorë edhe qasjen e “mbështetjes tek forcat tona” për t’iu kundërvënë “persekutimit” nga “armiqtë perëndimorë”. Dhe falë sanksioneve të mëparshme, sidomos atyre të vendosura pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ekonomia ruse është shumë më pak e varur nga importet sesa ishte më herët.
Deri më tani, kam qenë e prirur të argumentoj, ashtu si shumë vëzhgues të tjerë të Rusisë, se kërcënimi më i madh për Putinin ka të ngjarë të vijë nga elita, dhe nga brenda mureve të Kremlinit, pasi anëtarët e rrethit të tij të ngushtë të shohin dëmin e madh që i ka shkaktuar Rusisë dhe interesave të saj kombëtare pushtimi i Ukrainës.
Një lëvizje kundër Putinit mund të përshpejtohet nëse do të vërehet se lufta po shkon keq dhe se nëse shtohen më tej viktimat në radhët e ushtrisë ruse. Për momentin nuk ka raporte shumë të besueshme për të gjykuar se sa mirë apo keq po ecën Rusia,ndërsa nuk dihenobjektivat dhe afatet kohore që ka vendosur Moska.
Perspektiva e një disfate në shkallë të plotë duket e pamundur, duke pasur parasysh epërsinë numerike të Rusisë. Por është e vështirë të shihet se si mund të quhet “sukses” pushtimi i një vendi të shkatërruar. Edhe protestat popullore, megjithëse mbresëlënëse, kanë qenë shumë të vogla dhe u shtypën shpejt, duke mos pasur deri më sot një ndikim domethënës.
Por kjo mund të ndryshojë. Një arsye është brishtësia e sistemit financiar rus. Rënia e rublës ka të ngjarë të pasohet nga një inflacion i madh. Edhe nëse kartat e parave të gatshme dhe ato të kreditit të lëshuara nga Rusia vazhdojnë të funksionojnë dhe nuk ka ende mungesë të elementeve bazë, si do të tolerohet mungesa e papritur e alternativave?
Putin thotë se nuk ka ndërmend të vendosë ligjin ushtarak në vend, pavarësisht zërave që qarkulluan javën e kaluar. Por disa nga kufizimet mbi lirinë personale mund të fillojnë të çohen deri në ekstrem. Jo vetëm shtypja e protestave, por thuhet se njerëzit ndalohen nërrugët në Moskë dhe u kontrollohen telefonat e tyre për të parë nëse ka në to mesazhe opozitare, dhe për t`u bllokuar lajmet dhe mediat sociale.
Të tilla masa funksionojnë si valvula sigurie për regjimin:Por çfarë do të ndodhë kur ato nuk jenë më?Dhe çfarë mund të ndodhë kur të mbyllen vendet e punës për shkak të largimit tëkompanive të huaja? Apo kur të mbyllen dyqanet për shkak të rafteve bosh?
Ka pasur raporte të izoluara mbi protestat e punëtorëve që nuk po paguhen për shkak të sanksioneve.
Do të ishte e parakohshme që pushtimi në Ukrainës të cilësohet si një luftë e dështuar.
Por në të kaluarën kriza ekonomik dhe pakënaqësia politike kanë rrëzuar regjime duke shkaktuar kaos. Dhe Revolucioni Bolshevik është një shembull klasik. Edhe pse kjoperspektivë mund të duket e largët, ia vlen gjithsesi që të kihet parasysh. /The Spectator, Bota.al
Farksion.com