Protestohet në Lushnjë, përplasje me policinë dhe bllokim i rrugës te Rrethi i Shoferit për disa minuta
Disa banorë të Lushnjës këtë mëngjes kanë dalë në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës, por dhe plehrave kimikë dhe produkteve të tjera që përdorin në bujqësi.
Ata janë mbledhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” dhe pasi kanë thyer kordonin e krijuar nga forca të shumta policie, kanë bllokuar autostradën Lushnjë-Fier.
Një ditë më parë, rruga u bllokua nga disa protestues dhe në aksin rrugor Fier-Rrogozhinë.
Policia njofton se ka vënë nën hetim shtatë shtetas për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”
M., 45 vjeç; B. Sh., 19 vjeç; Xh. D., 62 vjeç; R. Q., 35 vjeç; A. Xh., 59 vjeç; A. K., 60 vjeç; A. Xh., 37 vjeç, banues në Lushnjë, një ditë më parë, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.
Fraksion.com