Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun amerikan Biden
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka biseduar në telefon me presidentin e SHBA-së Joe Biden.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në telefonatë u diskutuan zhvillimet rajonale, përfshirë sulmin rus ndaj Ukrainës, si dhe marrëdhëniet Turqi-SHBA.
Në bisedën telefonike, presidenti Erdoğan deklaroi se vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një zgjidhje politike midis Rusisë dhe Ukrainës dhe nënvizoi se është e rëndësishme që Turqia të jetë në gjendje të bisedojë me të dyja palët dhe të jetë një lehtësuese në kërkimin e një zgjidhjeje.
Duke vënë në dukje rëndësinë e mundësinë që ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës kishin për të folur drejtpërdrejt me njëri-tjetrin në Antalya sot nën organizimin e Turqisë dhe falë “kanalit të besimit” të hapur nga Turqia, presidenti Erdoğan ka theksuar se organizimi i këtij takimi është një fitore e diplomacisë në vetvete.
Erdoğan është shprehur se pret që kërkesa e Turqisë, e cila përfshin blerjen e 40 avionëve të rinj nga SHBA-ja dhe modernizimin e F-16-ve ekzistues, të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se tashmë ka ardhur koha për heqjen e të gjitha sanksioneve të padrejta kundër Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes./AA
Fraksion.com