AktualitetTë fundit

Pas studentëve, edhe qytetarët e Korçës dalin në protestë për rritjen e çmimeve, bllokojnë rrethrotullimin e qytetit (VIDEO)

Pas studentëve, edhe qytetarët e Korçës janë ngritur për të protestuar rritjen e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve të tjera bazë.

Protestuesit janë vendosur në rrethrrotullimin e qytetit, ndërsa tentonin të bllokonin rrugën. Në monitorim të situatës ka forca të shumta policie.

Qytetarëve i janë bashkuar edhe fermerë te zonës të cilët protestojnë për një sërë arsyesh që i kanë çuar drejt falimentimit, si rritja e çmimit te naftës, rritja e shportës ushqimore, rritja e plehrave kimike etj.

 

Fraksion.com