Komisioni i Rithemelimit të PD-së shtyn Kuvendin Kombëtar në 30 prill
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike vendosi sot që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.
Pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, ditën e djeshme, në 10 mars, Komiteti i Rithemelimit falënderoi kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale.
Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale, si dhe të nisë procesin statutor të riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak të këtyre zgjedhjeve.
Po ashtu, Komiteti i Rithemelimit vendosi të vazhdojë dhe të përmbyllë procesin statutor në degët e tjera konform udhëzimeve.
Fraksion.com