AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Jemi të ndarë në opinione”; Rama takon furnizuesit e naftës: Është luftë! Jemi në zemër të krizës. Energjia dhe nafta…

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me furnizuesit e naftës, pas rritjes së çmimit të naftës.

“Jemi të ndarë në opinione, por duhet të jemi të bashkuar në fakte, por vendi ynë po përballet me një luftë që se kemi nisur ne, as nuk e ndajmë dot ne. As nuk e dimë se kur do të zgjasë. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, me faturën e çmimit të naftës dhe me ndikimin në të gjitha çmimet. Ky është fakt.”, tha ai.

“Me furnizuesit e naftës për t’i vënë fre çdo spekullimi me pasojat e luftës në çmimet e karburantit

Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit
Një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence, do të përcaktojë që nesër edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës”, shkruan kryeministri në FB, teksa përcjell  online takimin me furnizuesit e naftës.

 

Fraksion.com