Çmimi i naftës: Ja anëtarët e bordit të administrimit të karburantëve të qeverisë që do të ulen në tryezë furnizuesit e naftës
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp tha se do të dalin me një akt normativ për t’i dhënë mundësi qeverisë të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë, bashkë me furnizuesit, ndërsa ka zbuluar edhe se kush do të jenë anëtarët e bordit të administrimit të karburantëve.
Çdo ditë, bordi do të mblidhet me ‘Zoom’ (takim online) dhe të gjithëve në fund do t’u jepet çmimi që do të shfaqet në tabelë ditën e nesërme nga bordi. Nëse vendos një çmim ndryshe, do të humbasë pikën e karburantit”, tha Rama.
Fraksion.com