Life StyleTë fundit

Çmimi i naftës; Beatrix ‘tregon’ se ishte në protestë: Poston foton

Beatrix Ramosaj vijon të jetë ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë. Përfshirja e saj në protestën për uljen e çmimit të naftës nuk mund të mungonte.

Ju kujtohet fraza “qysh thuhet bukur në shqip” që e tha teksa ishte në dhomën e rrëfimit? Ky moment u bë menjëherë viral në rrjet dhe u postua shumë në rrjetet sociale.

Por, së fundmi batuta e këngëtares së njohur është parë edhe në protestën e madhe që u zhvillua mbrëmjen e djeshme përballë kryeministrisë, për uljen e çmimit të naftës.

Vetë këngëtarja ka ripostuar në “Instastory” një foto nga një faqe, ku duket një qytetar i cili mban në dorë një pankartë ku shkruhet: “Si i thuhet në shqip: Ul taksat”.

Këngëtarja e dashur për publikun e ka marrë me shumë sportivitet postimin duke e shoqëruar me disa emoji, një nga të cilës është një emoji duke qeshur.

 

Fraksion.com