AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Pas tragjedisë së pandemisë do t’i bëjmë ballë krizës energjetike dhe pasojave të luftës në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video të publikuar në facebook shprehet se sistemi shëndetësor u përball me peshën e pandemisë së COVID, dhe se falë angazhimit dhe vetëmohimit të stafit kjo sfidë u arrit të përballohej.

Kur në ditët e para të janarit të vitit 2020 nisën përgatitjet me ekipin e ekspertëve të shëndetësisë për përballimin e koronavirusit, pak kush mund ta mendonte se çfarë përmasash do të merrte kjo pandemi .

Në mbrëmjen e 8 marsit armiku i padukshëm që po shtrohej në mbarë globin preku edhe Shqipërinë.

Shërbimi efektiv në QSUT u shndërrua në frontin e parë të luftës dhe gjithë ushtria e mjekëve, infermierëve, fizioterapistëve u bënë luftëtarët e vijës së parë të këtij fronti përballë armikut të padukshëm.

Mobilizimi i ekipit të shëndetësisë për të siguruar mjete e mbrojtjes së stafeve mjekësore, respiratorët dhe aparaturat jetëshpëtuese ishte çdo orë çdo minutë dhe çdo sekondë.

Shqipëria ishte ndër të parat në rajon që siguroi zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje të transformimit të infrastrukturës në sistemin tonë shëndetësor.

Kryeministri siguroi qytetarët se ashtu si pandeminë do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjetike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë.

“Video tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjetike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Sot Shqipëria vetëm 2 vite pas shënimit të rastit të parë ka arritur të sigurojë 5 milionë doza të vaksinës anti-COVID.

Postimi:

 

Fraksion.com