AktualitetPolitikëTë fundit

Rama bashkëbisedim me qytetarët për impaktin e luftës mbi naftën

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot drejtpërdrejtë në një komunikim me qytetarët në orën 18.30 për t’ju përgjigjur çdo shqetësimi lidhur me krizën ndërkombëtare të energjisë dhe impaktin e luftës mbi naftën.

Kryeministri Rama njoftoi se komunikimi do të zhvillohet përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “facebook”.

“Le të dëgjojmë njëri- tjetrin lidhur me krizën ndërkombëtare të energjisë dhe impaktit të luftës mbi naftën”, u shpreh Rama.

Përgjatë ditëve të fundit, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, çmimet kanë njohur rritje të shpejtë.

Një grup qytetarësh protestuan ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas rritjes me ritme të larta të çmimit të naftës, duke i kërkuar qeverisë të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët.

Kryeministri Edi Rama një një konference për shtyp të mbajtur në nisje të kësaj jave ka bërë të ditur se do të vijohet me mburojën financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël çka bën që kosto e rritur për blerjen e energjisë të mos shkojë direkt në faturën e qytetarit.

Sipas të dhënave zyrtare, sot energjia kushton 61 lekë për kilovat, ndërsa familjet vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë për kilovat.

 

Fraksion.com