AktualitetBota+Të fundit

“Ne nuk mund ta ndalim luftën”; Kuleba: Lavrov nuk dha ndonjë premtim

Takimi në mes të ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, në Ankara të Turqisë ka përfunduar pa një marrëveshje sa i takon korridoreve humanitare si dhe armëpushimit.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në një konferencë për media pas takimit se ka kërkuar hapjen e një korridori humanitar përmes së cilit do të largoheshin civilët nga qyteti i Mariupol, por sipas tij, “fatkeqësisht ministri Lavrov nuk ishte në pozitë që të zotohej për këtë”.

Kuleba tha se u kërkua një armëpushim 24 orësh me qëllim “të zgjidhjes së çështjeve më urgjente humanitare”.

Ministri ukrainas bëri të ditur se nuk është arritur ndonjë përparim për këtë çështje pasi siç tha ai “duket se ka vendimmarrës të tjerë për këtë çështje në Rusi”.

Mes tjerash, Kuleba tha se ata ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të kërkuar një zgjidhje për çështjet humanitare dhe shtoi se ai është i gatshëm të takohet përsëri në këtë format nëse ka gatishmëri për diskutim thelbësor dhe kërkim të zgjidhjeve.

“Dua ta përsëris se Ukraina nuk do që të dorëzohet dhe nuk do të dorëzohet”, tha ai.

Kuleba: Lavrov nuk dha ndonjë premtim për (korridoret humanitare). Theksoi se do të bisedojë sërish me autoritetet përkatëse lidhur me këtë çështje.

Kuleba: Kam rënë dakord për t’u takuar sërish në një format të tillë si (Antalya). Jam dakord të takohem sërish nëse ka nevojë për të kërkuar zgjidhje.

Kuleba: Ne nuk mund ta ndalim luftën. Nëse vendi dhe shteti që na sulmon nuk e dëshiron këtë, ne nuk do të mund ta ndalim luftën.

Kuleba: Kur pala ruse të jetë gati për t’u takuar, edhe unë do të jem gati për këtë takim.

 

Fraksion.com