“Kina kërkon të sulmojë Tajvanin?”; Ministri i Mbrojtjes të ishullit: Do paguanin një çmim të rëndë. Ne po përgatitemi
Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng deklaroi se Kina dhe Tajvani do të paguanin një çmim të rëndë nëse Pekini do të përpiqej të organizonte një pushtim të ngjashëm me atë të Rusisë. Duke folur me gazetarët ministri pohoi se “nëse ka një luftë, të jem i sinqertë, të gjithë do të jenë të humbur madje edhe për fituesit. Ne po i shikojmë me qetësi zhvillimet dhe po përgatitemi në përputhje me rrethanat”.
Pushtimi rus i Ukrainës ka ngritur alarmin në Tajvan se ata mund të përballen me një skenar të ngjashëm. Tajvani e sheh veten si një komb i pavarur me qeverinë e vet. Por Kina e ka konsideruar prej kohësh demokracinë ishullore si një provincë të shkëputur dhe është zotuar se një ditë ta rimarrë atë, raporton BBC.
Javën e kaluar, shprehja “Ukraina sot, Tajvani nesër!” populloi mediat sociale të Tajvanit. Por qeveria e Tajvanit ka minimizuar në mënyrë të prerë krahasimet me Ukrainën. Ndërsa autoritetet rritën nivelin e tyre të gatishmërisë, presidenti Tsai Ing-wen deklaroi se kishte “ndryshime thelbësore” në konfliktet gjeopolitike, duke përfshirë pengesën gjeografike të ngushticës së Tajvanit midis ishullit dhe Kinës.
Fraksion.com