AktualitetPolitikëTë fundit

“Kam vetëm një kusht”; Berisha i përgjigjet Grida Dumës për bashkimin e PD-së

Ish kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat u pyet nëse do të ishte i gatshëm të largohej, nëse ky do të ishte kushti i vetëm për të bashkuar demokratët, tha se kushti i vetëm që ai mund të pranojë është vota e lirë.

Berisha komentoi edhe deklaratën e deputetes Grida Duma qe pas humbjes ne zgjedhjet e 6 marsit, kerkoi doreheqjen e Lulzim Bashes.

Ajo tha se bashkimi me Berishen do te ishte nje hap pas, ndersa per kete deklarate, Berisha tha se “kam theksuar qëndrimin tim, hapje të plotë ndaj të gjithë atyre mbi bazën e kontributeve ndaj të gjithë atyre që pranojnë votën e lirë”.

Pyetje: Grida Duma që ka kërkuar dorëheqjen si kryetar të Lulzim Bashes, bashkimin me Sali Berishën e ka konsideruar një hap pas. Keni nje koment?

Berisha: Respektoj cdo mendim të cilitdo, kam theksuar qëndrimin tim, hapje të plotë ndaj të gjithë atyre mbi bazën e kontributeve ndaj të gjithë atyre që pranojnë votën e lirë. Kjo është ajo që unë mund të them.

Pyetje: Nëse kushti i vetëm për të bashkuar demokratet e ti hapet rruga një gare të drejtë eshte te largoheshit a do ishit të gatshëm të largoheshit?

Berisha: Kushti i vetëm që mund te pranohet është vota e lirë. Nëse dikush nuk pranohet asgjë tjetër.. unë mendoj se nëna e nënave e të gjitha problematikave në Shqipëri është shkelmimi i votës së lirë.

Pyetje: Keni komunikim me deputetë demokratë që kanë dalë kundër Bashës?

Berisha: Sigurisht që kam me të gjithë deputetët demokratë jam i hapur për komunikim pa asnjë lloj hezitimi.

 

Fraksion.com