AktualitetPolitikëTë fundit

Gjekmarkaj: Të bashkohen dy pjesët e PD-së, të largohet Basha e të mos kthehet Berisha

Nënkryetari i dorëhequr i PD-së, Agron Gjekmarkaj tha këtë të enjte se dy pjesët e ndara të PD-së, duhet të bashkohen.

Postimi i plotë:

Sot PD gjendet ende në agoni të plot ! Lulzim Basha është nën një presion të gjithëanshem. Moda kerkon që ai të fajesohet për çdo gjë, të anatemohet, të shahet, të fyhet por ky është jakobinizem ! Natyrisht humbjet, lodhin, humbjet frustojnë, humbjet prodhojnë urrejtje. Por jemi njerez dhe duhet të mbetemi të tillë, jemi qënie humane e nuk duhet të behemi bisha!

PD po paguan para historisë faturen e saj 30 vjeçare! Ajo ka prekur fundin.

Sigurisht Lulzim Basha ka pergjeqesi të medha, ne të tjeret pas tij po aq. Une e ndjeva atë pergjeqësi dhe u largova. Basha është sulmuar në besueshmeri në menyrë asgjesuese, gati të pakthim.

Basha nuk ka ditur të sulmojë e as të mbrohet. Bashes i janë ngritur kurthe dhe ai ka rënë në to. Politika qënka me kurthe po re ferkojnë duart s’ta qan kush hallin. Basha ka zgjedhur gjuhen dhe qendrimet e gabuara per të komunikuar me demokratet dhe shoqerinë! Basha nuk është djalli dhe ne engjejt. Basha nuk është humbesi i vetem.

Por meqenese ai është lideri ai duhet të marre pergjeqesi dhe të prese nyjen gordiane ! Ai duhet të dorhiqet pa kthim  dhe të marrë empatinë e opinionit publik dhe të demokratve. Sali Berisha pas 30 vitesh që ka dominuar PD dhe skenen publike thotë kam fituar! Asgjë ska fituar. Një mjerim i madh rezultati i tij dhe i yni bashkë ! Sali Berisha duhet të tregojë se PD nuk e sheh si pronë pershtypje kjo e krijuar në 30 vjet!  Duhet tu tregojë demokratve që nuk e do atë per femijet e tij dhe tarafin nga pas po per Shqiperinë dhe demokratet. Ai duhet të premtoje terheqjen nga aventura që premton ! Një burrë në moshë të thyer e cili e ka konsumuar historinë e tij me një “non gratta” nga aleati kryesor i kombit shqiptar SHBA nuk mund të jetë e ardhmja e PD dhe as e vendit. Nëse do të kenaqe krenarine e tij mazokiste mund të thuhet që pjeserisht e ka realizuar  atë. PD duhet të bashkohet.

Një komision nga dy anet  duhet të ndertojë një platforme bashkimi e rithemelimi të vertete e jo pupulist stadiumesh.

Ky komision mund të behet drejtimi i perkohshem i PD per ta çuar atë drejt gares ! Gara e vertete e nxjerr liderin dhe e bashkon partinë! Personalisht çdo vendim që marr se bej per ti hyrë në qejf njeriu apo për të merzitur njeri e bej per vete dhe njerzit aq sa janë që mund te perfaqesoj. Aty që na thonë “ejani po edhe po nuk erdhet bejme edhe pa ju” ju them qe detyrimin e kam vetem per demokratet kudo që ndodhen e në veçanti per qytetaret e  qarkut Lezhes që më kanë votuar

. Nuk do me shihni kurrë duke i lepirë kepucet njeriu! Nuk do me shihni duke u zvarritur apo duke u servilosur !

Nuk do më shihni duke i bërë m… marshallah. Per mua politika vlen per aq ditë sa perfaqesoj diçka! Ajo e humbet kuptimin kur kjo lidhje bie.

PD sot ka nevojë per arsye, për humanizem , ide dhe vendime të veshtira por të fisme! Kjo pritet nga Basha dhe Berisha.

 

Fraksion.com