Dalin fotot e para: Fillon në Antalya takimi trepalësh i ministrave të Jashtëm të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë
Me ndërmjetësimin e Turqisë fillon takimi trepalësh i ministrave të jashtëm të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë, i cili mbahet në Antalya në kuadrin e Forumit të Diplomacisë Antalya, raporton Andolu Agency (AA).
Pjesë takimit në Hotel Regnum Carya në qytetin Antalya janë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba.
Rusia më 24 shkurt filloi sulme gjithëpërfshirëse ushtarake në territorin e Ukrainës pas arsyetimit se nuk ka mundur të marrë garanci sigurie nga SHBA-ja dhe NATO si dhe pas pretendimeve se Ukraina përbën kërcënim për sigurinë e saj kombëtare dhe se ajo “ka kryer krim të gjenocidit”.
Në Ukrainë vazhdon largimi i civilëve ku rreth 2 milionë qytetarë kanë emigruar në vendet fqinje për shkak të sulmeve të vazhdueshme.
Me qëllim ndalimin e luftës Rusi-Ukrainë, palët kanë zhvilluar 3 raunde negociatash në Bjellorusi, por mosmarrëveshjet kanë vazhduar.
Në takimin e fundit mes palëve u arrit vendimi për armëpushim të përkohshëm për evakuimin e civilëve.
Turqia për të arritur një zgjidhje përmes dialogut mes palëve, ka propozuar ndërmjetësim si para luftës ashtu edhe pas fillimit të sulmeve.
Në kuadrin e këtyre iniciativave, ministrat e jashtëm të dy vendeve pranuan që nën ndërmjetësimin e Turqisë të takohen në Forumin e Diplomacisë në Antalya.
Fraksion.com