Andersson: Suedia për momentin nuk po konsideron anëtarësimin në NATO
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, deklaroi se vendi i saj nuk po konsideron anëtarësimin në NATO për momentin, pasi kjo do të destabilizonte situatën e sigurisë në Evropë.
Ajo përsëriti vërejtjet e bëra një ditë më parë se “Suedia nuk e shikon me ngrohtësi anëtarësimin në NATO”. Andersson vuri në dukje, megjithatë, se “nuk jemi ulur të qetë në barkë”.
“Pasi atmosfera e rrezikut e shkaktuar nga ushtria ruse mori një ton agresiv, ne forcuam mbrojtjen e Suedisë dhe rritëm bashkëpunimin tonë ndërkombëtar. Baza e sistemit evropian të sigurisë është krijuar nga fakti se çdo vend zbaton politikën e vet të sigurisë. Kështu ne krijuam sistemin tonë të sigurisë”, shtoi ajo.
Parlamenti finlandez do të mbajë seancë për anëtarësimin në NATO
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha se shpejti do të mbahet një seancë e parlamentit për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Duke folur pas takimit me gazetarët, Marin tha se shpresonte që nga seanca të dilte një konsensus.
“Shpresoj se me vendimet e mundshme që do të dalin nga seancat në ditët në vijim do të arrihet një konsensus për anëtarësimin në NATO. Më vonë do të shpallim vendimin e Finlandës në NATO në kuadër të këtij vendimi”, tha Marin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përmendur zgjerimin e NATO-s si një nga arsyet e nisjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Moska ka paralajmëruar për pasojat ushtarake nëse Finlanda ose Suedia do t’i bashkoheshin aleancës.
Duke vënë në dukje se Suedia do të zhvillojë bashkëpunimin e sigurisë me SHBA-në dhe vendet fqinje, Andersson tha se ata do të forcojnë mbrojtjen e tyre me SHBA-në dhe Finlandën për shkak të qëndrimit agresiv të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sigurisë evropiane.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, provokoi reagime të ashpra ndërkombëtare dhe çoi në sanksione serioze financiare kundër Moskës.
Të paktën 516 civilë janë vrarë dhe 908 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe më shumë se 2,15 milionë qytetarë janë larguar nga Ukraina./aa
Fraksion.com