AktualitetTë fundit

Protesta për rritjen e çmimeve, policia: Mos u përfshini në akte dhune, do përballeni me ligjin

as protestës së organizuar ditën e sotme për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore para kryeministrisë dhe në rrugët e Tiranës, ka reaguar Policia e Shtetit.

Në një deklaratë të bërë publike, Policia njofton se është në gatishmëri të plotë për sigurimin e rendit dhe të qetësisë edhe pse ditën e sotme ka patur kundërshtime ndaj punonjësve të Policisë që ishin në detyrë për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit, është e vendosur të marrë masa ndaj çdo paligjshmërie dhe të procedojë penalisht çdo person që kryen akte në dëm të qytetarëve apo të lëvizjes së lirë të tyre, siç ishte dhe rasti i sotëm i bllokimit të disa rrugëve.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos përfshihen në akte dhune dhe paligjshmëri, në çfarëdolloj forme të shfaqjes së saj, sepse do të përballen me forcën e ligjit.

 

Fraksion.com