Life StyleTë fundit

Horoskopi ditor, e enjte 10 mars 2022

Ky është horoskopi ditor për ditën e nesërme, e enjte 10 mars 2022. Parashikimi i yjeve se si do të ecë dita për punën shëndetin dhe dashurinë, për secilën shenjë.

Dashi

Mund të përfitoni nga ky moment për t’u rilidhur me dikë. Në punë, falë ndikimit të Marsit do të keni perspektiva për të ardhmen.

Demi

Falë energjisë së mirë do të planifikoni projekte të reja dhe të keni dëshirë për të ndryshuar. Të vetëpunësuarit do të bëjnë kontrata të reja.

Binjakët

Në dashuri ka përmirësime të ngadalta pasi vijojnë tensionet mes atyre që i kanë dhënë fund një romance. Kushdo që stërvitet prej kohësh dhe është i përkushtuar do të ketë një surprizë të këndshme.

Gaforrja

Në dashuri keni prej kohësh Venusin në anën e kundërt ndërsa më në fund vjen një lajm i mirë. Edhe në punë jeni pak të tensionuar por do ju vijë një zgjidhje ideale për çdo problem.

Luani

Bëni kujdes në dashuri, Afërdita është në anën e kundërt dhe gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç dëshironi. Duhet durim edhe në punë pasi duhet të rishikoni disa marrëveshje.

Virgjeresha 

Sot nuk jeni në humor, në dashuri të bëni vetëm të domosdoshmet. Sot nuk toleroni asnjë veprim.

Peshorja 

Në dashuri yjet janë me ju, nëse jeni beqar përpiquni të bëni njohje të reja. Në punë situata nuk është më e mira: dëshironi të fitoni, por nuk mundeni.

Akrepi 

Në dashuri deri në fundjavë mund të zgjidhni problemet në cift. Mërkuri do të kthehet në shenjën tuaj për t’ju ndihmuar. Po vjen edhe një kohë e favorshme edhe në punë, të paktën për marrëdhëniet me kolegët.

Shigjetari:

Në dashuri është më mirë të mos e teproni, jeni shumë të lodhur për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Keni shumë plane për punë, por sot është më mirë të vëzhgoni.

Bricjapi

Në dashuri situata është më e mirë, por nëse keni probleme duhet të flisni për këtë sot. Nëse keni biznesin tuaj, do të vijë një lajm i mirë.

Ujori

Falë Hënës, do të keni një ditë plot pasion, por mos u fiksoni pas kujtimeve. Është një kohë e mirë për punë pasi mund të lindin projekte interesante.

Peshqit

Në dashuri ka ende pak tension, megjithatë nga nesër do të ketë një rikuperim. Në punë duhet të punoni shumë dhe të bëni zgjedhjet e duhura. Jupiteri është në shenjën tuaj dhe premton lajme të mira.

 

Fraksion.com