Gra shtatzëna të gjakosura, fëmijë të plagosur, pamje nga spitali i sulmuar me bomba nga rusët në Mariupol (FOTO)
Forcat ruse kanë bombarduar këtë të mërkurë një spital për fëmijë në Mariupol, sulm ky i përshkruar nga presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky si mizori.
Sulmi i raportuar erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një pauzë 12-orëshe, për të lejuar refugjatët të evakuoheshin.
Këshilli i qytetit të Mariupolit postoi një video të spitalit të shkatërruar në qytet dhe akuzoi forcat ruse se hodhën disa bomba mbi të.
“Shkatërrimi është i madh,” tha këshilli. “Ndërtesa e objektit mjekësor ku janë trajtuar fëmijët së fundmi është shkatërruar plotësisht.
Fraksion.com