AktualitetPolitikëTë fundit

Urimi i Ramës për 8 Marsin: Për nënën time në qiell dhe të gjitha grave në tokë

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjitha nënat, gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit.

Në mesazhin e tij të urimit, Rama  ka shpërndarë një foto të një buqete me lule duke kujtuar edhe nënën e tij  e cila e ka humbur jetën 2 vjet më parë.

Ai uron edhe çdo nënë vajze e grua në tokë, të cilat i cilësoi si lulet më të bukura në botë.

“Mirëmëngjes dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shprehet Rama në mesazhin e urimit.

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit dhe përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Në gjithë botën, 8 Marsi është një ditë reflektimi për çështje që lidhen me mundësi të barabarta për gratë dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për të kapërcyer boshllëqet që ekzistojnë ende në këtë drejtim.

 

Fraksion.com