“Plas keq në PD”; Grida Duma: Lulzim Basha prej 24 orësh je i frikësuar
Rezultati i zgjedhjeve duket se ka provokuar një situatë të re në PD.
Deputetët kërkojnë dorëheqjen e Bashës, kryetarët në rrethe i kundërvihen deputetëve.
Sipas tyre ata vijnë me firmato dhe vetëm sa për të bërë selfie me bazën.
Ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma e cila i është kundërpërgjigjur ashpër kryedemokratit Lulzim Basha që prej dy ditësh e akuzon se nuk e ka bërë fushatë përmes kryetarëve të degëve. Në një postim në Facebook, Duma shkruan se Basha është frikësuar shumë dhe se tani po keqpërdor edhe zyrën e shtypit të PD-së e institucioneve të partisë duke emëruar njerëz që i shërbejnë interesave të tij personale dhe jo kandidatëve. Duma shton gjithashtu se Basha ka refuzuar të denoncojë edhe aferën e Portit të Durrësit, në mënyrë kategorike. Duma shton se Basha po fut njerëz që të thonë gënjeshtrat që atij ia prodhon ankthi për shkak të humbjes.
Reagimi i plotë:
Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyne nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë: Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam Nën/Kryetare Partie dhe keqpërdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ishkandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tënde dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqpërdorimit të Partisë Demokratike. T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”. Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije ne Durres dhe të denoncoje aferen e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike! Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhines duke i vene sikur ka thene gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi. Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe qē zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”! Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerezve.
Grida Duma ishte një prej deputetëve që kërkoi që Basha të jepte dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, në të cilat PD-ja nuk mori asnjë bashki. Dhe vetëm një ditë pas kërkesës së Dumës, ka nisur sulmi nga kryetarët. Kryesisht, përfaqësues të PD-së në Durrës e Rrogozhinë kanë akuzuar Dumën se ka shkuar në fushatë vetëm për foto, njëherë në tre ditë dhe se ka anashkaluar çdo takim të mundshëm.
Fraksion.com