A mund të ndërmjetësojë Kina në konfliktin Rusi-Ukrainë?
Presdienti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz konsultohen me kreun e shtetit kinez Xi Jiping për Ukrainën.
Macron tha, se nuk po sheh ende ndonjë sukses në përpjekjet diplomatike deri tani që mund të ndikonin për fundin e luftës. Do të vazhdojmë të flasim me Rusinë, megjithëse është e vështirë të diskutosh me presidentin Putin.
Kina konsiderohet si partnere strategjike e Moskës.Të hënën Kina i mbështeti krahët vendit fqinj. “Sado djallëzore të jetë stuhia ndërkombëtare, Kina dhe Rusia do t’i ruajnë vendosmëritë e tyre strategjike dhe do të çojnë përpara parneritetin gjithpërfshirës të bashkëpunimit në një epokë të re”, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi. Raportet midis dy vendeve konsiderohen “ndër marrëdhëniet më të rëndësishme bilaterale në botë”. Macron tha, se Rusia nuk do të jetë e izoluar, duke iu referuar mënyrës se si votoi Kina në OKB. U arrit, që Kina javën e kaluar të abstenojë gjatë votimit të rezolutës për dënimin e luftës ruse në Ukrainë./dw
Fraksion.com