AktualitetBota+Të fundit

12 000 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i konfliktit

Rusët kanë humbur deri tani rreth 12 000 trupa që nga fillimi i konfliktit të armatosur në Ukrainë, më 24 shkurt, njoftuan forcat ukrainase të këmbësorisë në Facebook.

”Për më tepër, armiku ka humbur edhe 303 tanke, 1 036 mjete luftarake të blinduara, 120 sisteme artilerie, 56 sisteme raketash të shumëfishta, 27 sisteme të mbrojtjes ajrore, 48 avionë, 80 helikopterë, 474 automjete, tre anije dhe 60 tankera me karburant”, shtuan ato.

Të dhënat janë në përditësim e sipër.

Llogaritja është e ndërlikuar për shkak të intensitetit të lartë të luftimeve.

 

Fraksion.com