AktualitetBota+Të fundit

Zelensky ashpërson tonet: Nuk do të falim askënd që qëlloi qytetet tona

Tepër e ashpër ka qenë gjuha e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në fjalimin drejtuar popullit me rastin e të Dielës së Faljes.

Kreu i shtetit ukrainas premtoi se nuk do të kishte falje për askënd që qëlloi ndaj popullsisë në Ukrainë dhe që kreu krime të tjera.

“Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Ne do të ndëshkojmë të gjithë ata që kryen mizori në këtë luftë në tokën tonë. Do të gjejmë çdo bastard që qëlloi qytetet tona, njerëzit tanë, që bombarduan tokën tonë, që hodhën raketa. Nuk do të ketë asnjë vend të qetë në këtë tokë për ta, përveç varrit”, u shpreh Zelensky.

 

Fraksion.com