AktualitetPolitikëTë fundit

Xhaferri-Bashës: Na ke fyer kur the nuk kam humbur asnjë garë, duhet të japësh dorëheqjen

Zbardhen debatet në mbledhjen e Lulzim Bashës me grupin parlamentar të deputetëve. Mësohet se Ferdinant Xhaferri i ka thënë Lulzim Bashës të japë dorëheqjen.

“Jam me i vjetri dhe me eksperience, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua skam humb asnjë gare. Duhet te largohesh si kryetar”, tha Xhaferri.

Kujtojmë që Lulzim Basha sot në një deklaratë për mediat duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në 6 bashkitë tha se nuk kishte humbur asnjë garë, por është përballur me masakra zgjedhore.

 

Fraksion.com