AktualitetPolitikëTë fundit

“S’mund të vazhdohet më kështu”, deputeti Gështenja i drejtohet Bashës: Duhet reflektim, nga ju i pari!

“Reflektim dhe sakrificë” ka kërkuar Lefter Gështenja për të shpëtuar PD. Në mbledhjen e Lulzim Bashës me grupin e deputetëve, Gështenja ka thënë se PD nuk mund të vazhdojë më në rrugën që është, duke i kërkuar Bashës të bëjë një hap pas që të bashkohen demokratët.

“Duhet të bëni një hap pas, ju i pari pastaj me radhë të gjithë, në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhet reflektim i thellë nga të gjithë, nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD. Nëse na dhimbset vërtetë PD, duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratët janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren, janë larguar nga strukturat e PD shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu”, tha ai.

 

Fraksion.com