Shtyhet orari i raundit të tretë të bisedimeve mes Moskës dhe Kievit
Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë sot raundin tretë të bisedimeve, me synim ndaljen e armiqësive në Ukrainë.
Më herët ishte vendosur që bisedimet mes vendeve të zhvilloheshin në orën 13:00, ndërsa aktualisht është njoftuar se është shtyrë orari i bisedimeve të cilat pritet të mbahen në orën 16:00.
Një delegacion rus ka mbërritur në qytetin bjellorus të Brest për bisedime me negociatorët ukrainas, teksa lufta ka hyrë këtë të hënë në ditën e 12-të.
“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia.
Negociatori rus, Leonid Slutsky, ka thënë se “rundi i tretë mund të zhvillohet në ditët në vijim” dhe se “ka gjasa të zhvillohet të hënën”.
Dy rundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi. Më shumë detaje për rundin e sotëm nuk ka ende.
Fraksion.com