AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ndan foton, mijëra njerëz i largohen luftës në Ukrainë

Më shumë se 1,5 milionë refugjatë nga Ukraina kanë kaluar deri tani në vendet fqinje që nga fillimi i ofensivës ruse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foton e mijëra njerëzve, të cilët presin të evakuohen nga Ukraina, pranë një stacioni treni.

Ukraina po vijon rezistencën heroike ndaj agresionit rus, ndërkohë që shumë vende e kanë mbështetur me armatime dhe ndihma humanitare.

Sulmi ndaj Ukrainës është konsideruar gjerësisht nga bota demokratike si sulm ndaj arkitekturës së sigurisë së Evropës, ndërkohë që fuqitë e Perëndimit kanë marrë hapa dramatikë në përpjekje për të ndëshkuar Moskën me sanksione për agresionin e saj.

 

Fraksion.com