AktualitetPolitikëTë fundit

Në Durrës mbeten edhe 6 kuti për tu hapur, PS drejt fitores së sigurt! Kandidati i Berishës i dyti, diferencë të madhe votash nga PD

Në Bashkinë Durrës janë numëruar 331 kuti  nga 337 qendra votimi gjithsej. Emirjana Sako e Partisë Socialiste kryeson bindshëm me 58 % të votave gjithsej. Ajo ka marrë deri tani 38,500 vota. Krahasuar me zgjedhjet e vetëm një viti më parë Partia Socialiste ka përmirësuar rezultatin e saj duke u rritur me gati 8% të votave.

Ardian Muka i ‘Shtëpisë së Lirisë’ renditet i dytë me 19,594 vota, ose 23.6 % të votave. Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 7,960 ose rreth 12%.

Partia Demokratike ka një rënie me gati 29% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, duke e bërë një disfatë shumë të dhimbshme këto zgjedhje në një bashki shumë të rëndësishme si Durrësi.

 

Fraksion.com