“Ndjen ti ndonjë përgjegjësi?”; Grida Duma i kujton Bashës edhe humbjen e 25 prillit
Një tjetër prej nënkryetarëve të Partisë Demokratike ka sulmuar Lulzim Bashën për humbjen e djeshme. Grida Duma e ka pyetur drejtpërdrejtë Bashën në mbledhjen e grupit parlamentar nëse ai ndjen që ka përgjegjësi për humbjen.
“Tani para se te na drejtohesh ne me pyetje kam ynë një pyetje për ty: a ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?!”, ka nënvizuar Grida Duma.
Ajo i ka kujtuar Bashës edhe humbjen e 25 prillit 2021.
“Më 25 prill ra miti i rotacionit 8 vjeçar. Tani më 6 mars ra miti i siglës që mban vota. Sali Berisha bëri që Partia Demokratike të humbte betejën me demokratët”, i ka thënë Duma Bashës.
Fraksion.com