AktualitetPolitikëTë fundit

Mbledhja e grupit parlamentar, Xhelal Mziu i kërkon dorëheqjen Lulzim Bashës

Mësohet se edhe deputeti Xhelal Maziu i ka kërkuar Lulzim Bashës dorëhqjen pas disfatës në zgjedhjet e 6 marsit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të mos pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku jo vetëm nuk mundi të marrë asnjë bashki, por u rendit forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën. Në mbledhjen me grupin e deputetëve, që po zhvillohet në selinë blu, mësohet se Basha e ka konsideruar 6 marsin si ‘kurth pas 8 janarit’.

“6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Basha.

 

Fraksion.com