AktualitetOp-EdTë fundit

Hipoteza e shërbimeve sekrete amerikane: Putini po përdor “Teorinë e të Çmendurit”

Nga Federico Giuliani

Pushtimi i Ukrainës, kërcënime të forta ndaj Bashkimit Evropian, dhe kërcënim i Perëndimit me sulme hakmarrëse bërthamore. Për disa, Vladimir Putin ka shkalluar nga trutë, jeton në botë e tij imagjinare, dhe është gati të përdorë çdo mjet për të realizuar një plan të papërcaktuar. Të tjerë pretendojnë se ai ka mbetur me pasoja nga Covid-19. Por ka edhe nga ata që ofrojnë një interpretim krejtësisht të ndryshëm.

Strategjia e Niksonit

Agjencitë kryesore të inteligjencës amerikane, janë duke punuar shumë për të kuptuar se çfarë fshihet në mendjen e Vladimir Putinit. Një mision ky shumë i vështirë, duke qenë se edhe në një situatë të qetë, ishte pothuajse e pamundur të parashikoheshin me sigurinë më të madhe lëvizjet e presidentit rus, dhe jo më tani në mesin e një lufte.

Megjithatë nuk mungojnë as hipotezat interesante. Si ajo, sipas të cilit shefi Kremlinit nuk po bën asgjë tjetër, veçse po zbaton të ashtuquajturën “Teoria e të Çmendurit. Të njëjtën strategji që e praktikoi dikur presidenti amerikan Riçard Nikson.

Supozimi bazë është i thjeshtë:Putini ka zgjedhur të sillet në mënyrë radikale, duke të kapërcyer çdo vijë të kuqe, si verbale ashtu edhe ushtarake. Ka dy argumente të mundshme për ta justifikuar një sjellje të tillë:bllofin apo një sjellje irracionale.

Nëse hipoteza e dytë është për momentin e ngrirëështë teza e bllofit, ajo tek e cila janëfokusuar drejtuesit e shërbimeve sekrete në Uashington. Dhe ky skenar nuk mund të përjashtohet. Pra që Putin nuk është aspak i çmendur, përkundrazi, po luan bllofin për të ngatërruar Perëndimin. Nëse ky është rastiatëherë kemi përballë një strateg të mirë; një lider që i pëlqen të rrezikojë jo pakpor që sigurisht është i pajisur me një aftësi cinike.

Çfarë është “Teoria e të çmendurit

Për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, duhet ta kthehemi pas në kohë, gjatë Luftës së Vietnamit dhe në kohën e presidencës Nikson (1969-1974). Banori i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë shpiku termin Madman Theory” (Teoria e të Çmendurit) për të shpjeguar politikën e tij të jashtme.

Në fakt, më shumë se sa një teori, kjo mund të konsiderohet një strategji e bazuar në elementëparandalues. Dhe arsyeja mund të shpjegohet shumë thjesht. Në atë kohë qëllimi i kësaj strategjie, ishte të frikësonte komunistët, duke e bërë Bashkimin Sovjetik të mendonte se Shtetet e Bashkuara mund ta godisnin të parat me një fuqi të paparë, duke shkaktuar reagime irracionale.

Njëlloj si ato të një të çmenduri, prej nga edhe ka marrë emrin teoriaPra Nikson donte qënjerëzit të besonin se duke qenë një antikomunist i zjarrtë, ai mund të sulmonte territorin rival duke përdorur çdo armë bërthamore që kishte në dispozocion, madje edhe me koston e shkaktimit të dëmeve të pariparueshme dhe dëmtimit të interesave të vendit të tij.

Përballë një pozicioni të tillë, armiqtë e “kuq” do të kishin shmangur provokimin e Shteteve të Bashkuara. Është e vështirë të konfirmohet apo mohohet kjo hipotezë. Megjithatë, ne e dimë se në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, shumë liderë politikë mund të jenë mbështetur në “Teorinë e të Çmendurit edhe kohët e fundit.

Mjafton të shihni Korenë e Veriut të Kim Jong Un . Presidenti i Koresë së Veriut ka vite që kërcënon Perëndimin me përdorimin e armëve të tij bërthamore, por pa guxuar të shkojë më tej. A mund të ketë zgjedhur edhe Putin këtë strategji? / Il Giornale,Bota.al

 

Fraksion.com