Diskutimet për të sanksionuar naftën ruse, Berlini del kundër
Berlini zyrtar është shprehur kundër çdo lloj diskutimi që po bëhet për të ndaluar importin e karburanteve dhe gazit nga Rusia, si pjesë e sanksioneve për të goditur këtë vend për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.
SHBA dhe disa vende të tjera të BE po vlerësojnë impaktin që do të kishte ndërprerja e naftës ruse, por Gjermania është pozicionuar kundër.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dhe ai i Financave, Christian Lindner të cilët nuk e mbështesin këtë sanksion për naftën, e cili tashmë ka nisur të trondisë tregjet globale./alsat
Fraksion.com