AktualitetPolitikëTë fundit

Dibër: Fiton kandidati i PS-së, një kuti e dëmtuar e pa numëruar

Vijon procesi i numërimit në Bashkinë e Dibrës. Deri më tani, janë numëruar 100 kuti votimi nga 101 në total.

Spahiu ka marrë gjithsej 13 955 vota duke kryesuar në këtë mënyrë na kandidatët e tjerë.

Një nga kutitë është e pa numëruar pasi është e konstatuar se ka qenë e thyer .

Në këtë bashki, ndryshe nga bashkitë e tjera në garë janë katër kandidatë, Rahim Spahiu me logon e PS, Luan Haka me logon e PD, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi dhe Dritan Torba i Lëvizjes së Re.

Rezultatet:

Kandidati i PS Rahim Spahiu – 13 955 vota

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Premtim Kryemadhi 4478 vota

Kandidati i PD Luan Haka 4437 vota

Dritan Torba – 99 vota

 

Fraksion.com