AktualitetPolitikëTë fundit

Deputetët e PD kërkojnë bashkim me “Shtëpinë e Lirisë”, Basha: Dy rrugë ka…

Analiza e grupit parlamentar të PD për zgjedhjet e 6 Marsit ka vënë në qendër kryetarin Lulzim Basha, edhe pse ky i fundit në të qëndrimin e tij është shprehur se nuk ka humbur asnjë garë dhe se zgjedhjet ishin në fakt një kurth.

Diskutimet e deputetëve e kanë bërë Bashën përgjegjës, ndërsa nënkryetari Agron Gjekmarkaj deklaroi largimin nga të gjitha funksionet partiake, duke qëndruar vetëm deputet i kësaj force.

Gjekmarkaj, ashtu si dhe deputeti Helidon Bushati kanë kërkuar bashkimin e të dy rrymave brenda Partisë Demokratike, ndërsa Basha duket se e ka përjashtuar këtë mundësi.

Debatet 

Helidon Bushati: Duhet kongres pajtimi, të bashkohemi. Duhet të gjithë ne këtu dhe koleget tane te Shtëpise së Lirisë të kalojme pertej egove personale për teë miren e PD.

Gjekmarkaj: T’i hapet rruga zgjedhjeve, duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e te dy rrymave, ku per te miren e pergjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa.

Basha: Dy rrugë ka: ose të rrimë bashkë e të bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi i Berishës është ta marrë PD për t’u mbrojtur nga non grata.

 

Fraksion.com