AktualitetPolitikëTë fundit

Debatet në mbledhje, Grida Duma- Bashës: Keni humbur shumë beteja

Nënkryetarja e PD Grida Duma i ka kërkuar Lulzim Bashës të pranojë humbjen, ndërsa i ka vënë në dukje që në fakt ai ka humbur shumë beteja.

Sipas burimeve për Opinion.al, në mbledhjen e grupit parlamentar, Duma tha se Basha po vijon të rrënjosë në PD kultin e individit.

Pjesë nga diskutimi i Dumës

Lideri ne nje parti politike eshte 90 % dhe numrat dy tre apo 27 çfaredo te bejne nuk e zevendesojne dot, as permiresojne dot liderin. Degjova qe e niset fjalen tuaj kryetar duke thene: ose me mua ose ketu do t’ju vije Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju munde ju, mundi Partine Demokratike. Ne kete garë për shkak te luftes midis Sali Berishes dhe jush, humbi Partia Demokratike. Ne kete beteje ne beme gjithcka te mos e benim betejen Berisha kunder Bashës, por nuk e evituam dot. Ju thoni: sot këtu o te jem une ose ketu do jete Sali Berisha, pra o une o askush nuk mundet. Çka do të thotë qe kulti i individit që po luftojme eshte edhe më i rrënjosur.

Nese doni te jeni i sinqerte vertete ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja. Nese doni te jeni i sinqerte beni pyetjen troç. Ka dy pyetje të mundshme qe mund te na besh.

E para: Ju  lutem behuni me mua te gjthe qe une te mbaj partine demokratike se keshtu dua une si individ.

Pyetja tjeter eshte: Si do bejme qe pertej meje te ngreme partine demokratike per vete Partine Demokratike. Cilen pyetje po na drejtoni te paren apo te dyten?

 

Fraksion.com