“Basha humbje historike”; PS merr Rrogozhinën dhe Lushnjen: Berisha drejt fitimit të Shkodrës
Shkon në 3 numri i bashkive që e kanë mbyllur procesin e numërimit të votave pas procesit zgjedhor të ditës së djeshme. Pas Vorës Partia Socialiste ka siguruar fitoren në Rrogozhinë dhe Lushnje.
Procesi vijon në Shkodër, Durrës e Dibër por nuk pritet të ketë surpriza dhe Partia Socialiste duket se po korr një fitore bindëse, përveçse në Shkodër ku duket se po shkon drejt fitores kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ së Sali Berishës. Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet nëse Spahia në rastin konkret nuk merr 1300 vota më shumë se Angoni e PS.
Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka pësuar një humbje si kurrë më parë në historinë e saj. Një rënie më shumë se dramatike në të 6 bashkitë. Ajo që vihet re gjithashtu është një rritje e Partisë Socialiste thuajse në të gjitha bashkitë.
Zgjedhjet përgjithësisht ishin të rregullat ku problemet më së shumti ishin për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike. Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, ku 30.33% e votuesve kanë ushtrua të drejtën e votës. Në 3 qendra në Shkodër u anulua votimi për shkak të motit të keq, ku komisionerët mbetën të bllokuar prej orësh në dëborë dhe se ishte e pamundur të çonin materialet.
Ndërsa në Dibër vijon procesi i numërimit dhe ka dalë rezultati i 88 kutive nga 101 gjithsej. Tashmë mund të themi se kandidati i Partisë Socialiste do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Dibër, pasi me rreth 90% të kutive të numëruara ai kryeson bindshëm me 12,530 vota ose 61%. I dyti është kandidati i Berishës me 20% ose 4,154 vota. Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 31% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 3,744 vota, ose 18%. Partia Socialiste ka shënuar një rritje me mbi 21%.
Më herët, procesi i votimit në këtë bashki pati probleme për shkak se në 18 qendra votimi ka pasur mungesë energjie. Mirëpo pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, procesi i votimit në këto qendra votimi nisi në orën 07:00, ku u krye manualisht identifikimi i votuesve. Pjesëmarrja e votimit në këtë qark ka qenë 43.35 %.
Në Bashkinë e Shkodrës janë numëruar 180 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia kryeson me 15131 vota, 44.5%. E dyta Majlinda Angoni me 13,516 vota, ose 39.8%. Xhemal Bushati i Lulzim Bashës 5.317 vota, gati 15.6% të votave. Vihet re në Shkodër një rritje me mbi 16% të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike ka rënë me gati 30%, ndërsa LSI dhe Berisha kanë një rritje me gati 33%. Duket qartë që votat e Partisë Demokratike kanë kaluar te Berisha.
Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet sepse Kodi Zgjedhor përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Kjo mbetet për t’u parë.
Pra, që Bardh Spahia të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve duhet ta ketë diferencë 1300 vota ndërkohë që deri më tani e ka 1000.
PS rrëmben Lushnjen! Tjetër shuplakë për Bashën, mundet nga koalicioni Berisha-Meta
Partia Socialiste ka rrëmbyer një tjetër Bashki. Ajo ka dalë fituese në Lushnje, ku kandidatja Eriselda Sefa ka marrë 21.476 vota dhe që PS ka pësuar një rritje me 5.61% krahasuar me 2021. PD-ja e Lulzim Bashës ka pësuar një tjetër humbje të thellë duke dalë i treti. Kandidati i Bashës, Indrit Sefa ka marrë 3877 vota, e ndërsa me një diferencë të thellë nga ai, kandidati i koalicionit Berisha-Meta është renditur i dyti me 11.191 vota.
Fitorja është duartrokitur, teksa është parë drejtuesi politik i PS në Fier, Taulant Balla i cili ka përqafuar Eriselda Sefën dhe deputetin Erion Braçe. Në përfundim të numërimit, Sefa tha se Bashkia do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ato që nuk kanë votuar PS-në.
” Projektet do të vihen në zbatim, të gjithë do të gjejnë një institucion të hapur, komunikimi me qytetarët që kanë një ide për të mirë të komunitetit do të gjejnë një derë të hapur, shumë faleminderit, jam mirënjohëse për këtë besim”, tha Sefa.
Mbyllet numërimi, Edison Memolla i PS kryebashkiaku i ri! PD bie 14% krahasuar me 2021, por e vetmja bashki ku Basha mund Berishën
Në Bashkinë e Rrogozhinës është mbyllur. Janë numëruar të gjitha kutitë e votimit dhe Edison Memolla i Partisë Socialiste tashmë edhe zyrtarisht do të jetë kryetari i ri i Bashkisë.
Memolla ka marrë besimin e 5401 qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3% duke siguruar një fitore bindësi.
Në vend të dytë qëndron kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i ‘Shtëpisë së Lirisë’ së Sali Berishës me 1594 vota. Kjo është e vetmja bashki ku Lulzim Basha e ka mundur Sali Berishën.
Krahasuar me një vit më parë me zgjedhjet e 25 prillit, PD-ja ka pësuar një humbje me 14%.3. Nga ana tjetër, PS ka pësuar një rritje me gati 10%. Nga ana tjetër bashkimi i LSI-së me Sali Berishën i ka sjellë asaj një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara me rreth 12%.
Në fund të numërimit, fituesi i zgjedhjeve në Rrogozhinë Edison Memolla, takoi Hekuran Xhanin nga ‘Shtëpia e Lirisë’.
Votimi dhe numërimi elektronik në Vorë, gjithashtu ka mbaruar ku PS ka shënuar dhe marrjen e bashkisë te parë (+15.8%)! Koalicioni Berisha-Meta ndërkohë mori 4-fishin e votave krahasuar me Bashën.
Fraksion.com