AktualitetPolitikëTë fundit

“Anomali e një anomalie”; Basha flet për herë të parë, për rezultatin e 6 marsit: Shumica dërrmuese e shqiptarëve e ka kuptuar ….

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 6 marsit në 6 bashki në vend, ku PD deri tani është renditur e treta forcë politike në shumicën prej tyre.

Basha tha se procesi i 6 marsit ishte anomali e një anomalie dhe se ka nevojë për një reformë të thellë.

“Së pari, dua që procesi të përfundojë dhe i bëj thirrje të gjithë numëruesve të vazhdojnë deri në fund procesin e numërimit. Procesi i 6 marsit ishte anomali e një anomalie. Anomalia e parë votimet moniste të qershorit, anomalia tjetër kryebashkiakët me të shkuar kriminale. Kur nuk ka asnjë reflektim për anomalitë, besoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e ka kuptuar nevojën për një reformë të thellë”, deklaroi Basha.

 

Fraksion.com